Sa buballaqe!
sa herë që zemra ime
dëgjon një rrahje
hap fletët e saj
***
Të fsheh poshtë jastekut tim
si një libër të ndaluar
Dritat flenë
dhe zhurmat shugaten.
atëherë të tërheq prej andej
dhe filloj
të të gris në copa të vogla.
***
Eja krejt i zhveshur
të të vesh përsëri
me trupin tënd
ku fantasia ime
u dha hua.
***
Je kaq i ndryshëm prej atyre…
E veçanta jote!
Puthja ime
në buzët e tua.
***
Gratë si unë
nuk dinë të flasin
një fjalë ngecet në fytin e tyre
si gjëmbaç
që zgjedhin ta gëlltitin
Gratë si unë
nuk dinë gjë tjetër veçse të qajnë
e qarë e papërballueshme
që befasisht
vërshon
si një aterie e prerë
Gratë si unë
pranojnë të vihet dorë mbi to
dhe dorë nuk guxojnë të kthejnë.
Dridhen nga zemërimi
dhe e ndrydhin atë.
Si luanët në kafaz
gratë si unë
ëndërrojnë…
liri...
***
Mos shikoni njollat mavi
apo plagën
në zemrën time
Mos shikoni rrudhat që fillojnë të
mbulojnë cepat e syve të mi
ose flokët e bardha
që shquhen në kokën time
Shiko vetëm
shpirtin tim,
shpirti im
gjelbërimi i ri i Marsit
* * *
“Si kokërriza kripe
ndriçuan ata
pastaj u tretën
Kështu u zhdukën
burrat
që nuk më deshën”
*
“Ai erdhi tek unë
me format e trupit të një burri
dhe unë e shpërfilla.
Ai tha:
Hapu
Jam fryma e shenjtë
Pata frikë nëse nuk i bindesha
kështu që e lashë të më puthte.
Zbuloi
gjokset e mia të druajtura
me vështrimin e tij të ngulët
dhe më transformoi
në një grua të bukur
Atëherë ai shfryu shpirtin e tij në trupin tim,
gjëmime dhe vetëtima.
Dhe unë besova”
* * *
“Unë isha duke ecur drejtimin
e duhur
kur ju më bllokuat rrugën
u pengova,
por nuk rashë.
* * *
U pashë në pasqyrë
dhe vura re një grua
mbushur me kenaqesi
dhe capkënëri të hijshme,
dhe unë e pata zili atë
* * *
Një bashkëshorte
kthehet në shtëpi
me aromën e një burri të huaj.
Lahet
hedh parfum
veçse e athët mbetet
aroma e pendimit.
* * *
Fli në gjumë të thellë
dhe mos të të shqetësojë
pagjumësia ime.
Lermë të ëndërroj pak
rrugë me pemë
dhe livadhe të sheshta
që i përshkoj
mbi kuajt e mi të egër.
Jam gruaja që duhet të jetë
e arsyeshme
dhe esëll
në mengjes.
* * *
Sonte
një burrë do të dali
duke kërkuar
prenë
që të kënaqi misteret e pasionit të tij.
Sonte
një grua do të dali
duke kërkuar
një burrë që ta bëjë
zonjën e krevatit të tij.
Sonte
gjahtari dhe preja e tij do të takohen
do të bashkohen
dhe ndoshta
ndoshta
do të këmbejnë rolet.
* * *
Nuk ndjeu asnjë fije turpi përpara saj
me rrobat e vjetra prej pambuku
dhe çorapet t ij të grisura.
U zhvesh në atë mënyrë që zhvishet
nevoja për të bërë dashuri,
dhe pushtoi
si ëngjëll
trupin e saj.
* * *
Natën
rroke prej beli.
Puthi gushën si ç’më puth mua
dhe mbaj në duar lodhjen e ditës
së saj shterpë.
Thuaji asaj nga ana ime
se është kaq e bukur
dhe e dëshirueshme
si ç’ishte ditën
kur e njohe për herë të parë.
Bëj dashuri me të
si ç’bën dashuri me mua
deri sa zogjtë e saj të heshtur
të fillojnë- të çuçurijnë
me gruan
që është
armikja ime.
Thursday, January 14, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment